Zbardhni nënsqetullat e errëta me këto metoda efektive natyrale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 17:44

Zbardhni nënsqetullat e errëta me këto metoda efektive natyrale

Nëse gjatë dimrit nuk i kemi kushtuar shumë rëndësi ngjyrës së lëkurës nën sqetulla, gjatë verës ndodh e kundërta.

Ashtu si pjesët e tjera të trupit, lëkura nën sqetulla mund të errësohet ose të zbardhet.

Ja cilat janë shkaqet që lëkura errësohet në këtë zonë:

▪ irrituesit kimikë në deodorantë dhe antidjersë
▪ acarim i shkaktuar nga rruajtja
▪ mbledhje e qelizave të vdekura të lëkurës për shkak të eksfolimit të rrallë
▪ fërkimi i shkaktuar nga rrobat e ngushta
▪ hiperpigmentim, si rritja e melaninës
▪ melasma, ose njolla të errëta në lëkurë
▪ acanthosis nigricans, një çrregullim i pigmentimit të lëkurës që lidhet me diabetin, obezitetin dhe nivelet jonormale të hormoneve
▪ çrregullime të tjera të lëkurës që mund të shkaktojnë errësim
▪ eritrasma, një infeksion bakterial i lëkurës
▪ Sëmundja e Addison-it, e cila mund të ndodhë kur keni një gjëndër mbiveshkore të dëmtuar
▪ pirja e duhanit, e cila rrit hiperpigmentimin

Hapat e parë drejt sqetullave me ngjyrë më të çelët

1. Ndryshoni deodorantin ose antidjersën.
2. Ndaloni rruajtjen. Në vend të kësaj, provoni depilimin ose heqjen e qimeve me lazer.
3. Eksfolioni. Përdroni një skrab të lehtë në zonën e sqetullave dy deri në tre herë në javë.
4. Vishni rroba të gjera.
5. Mundohuni të lini duhanin.

Disa trajtime natyrale

Patate: Grini një patate, shtrydhni lëngun nga patatja e grirë dhe aplikojeni lëngun në sqetulla. Pas 10 minutash, shpëlani sqetullat me ujë të ftohtë.

Limon: Prisni feta të trasha limoni dhe fërkojini në sqetulla. Pas 10 minutash, shpëlajini sqetullat me ujë të freskët, thajini dhe aplikoni një krem hidratues.

Shafran + limon: Në një tas të vogël, përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët me shafran sa për të bërë një pastë. Aplikojeni pastën në mënyrë të barabartë në sqetulla. Pas 30 minutash, lani pastën, citon Anabel.

Vaj kokosi: Masazhoni disa pika vaj kokosi në sqetulla. Pas 15 minutash, lajini me ujë të vakët dhe një sapun të butë. Përsëritni këto hapa dy deri në tre herë në javë.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 17:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?