Rafael Nadal nuk ia del në Roland Garros duke u eliminuar në raundin e parë përballë Sascha Zverev në tre sete, 3-0 me shifrat 6-3, 7-6 dhe 6-3. Edhe pse në tokën dhe turneun e tij të preferuar, Rafa vërtetoi se nuk është më ai i kohëve të arta, me gjermanin që rezultoi shumë i fortë për 38-vjeçarin.
Dy setet e para ishin mjaft të luftuar, por Nadal u dorëzua ashtu siç bëri edhe në të tretin duke mbyllur kështu me shumë mundësi njëherë e përgjithmonë llogaritë e tij me turneun francez. Pas ndeshjes, fituesi i 14 titujve në Roland Garros deklaroi se nuk e di nëse do të kthehet sërish në këtë event ndërsa shtoi se tashmë po mendon që të zhvillojë një Olimpiadë pozitive, po në Paris.
“Ëndrra ime ishte që të luaja edhe njëherë të fundit në Roland Garros. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nëse do të rikthehem sërish apo jo. Ndoshta edhe mund ta mbyll karrierën pas dy muajsh. Unë di që me siguri do të marr pjesë në Lojërat Olimpike dhe dua që sërish në këtë fushë të zhvilloj paraqitje pozitive.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
27 Maj, 2024 22:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.