Zyrtarët e arratisur nga Maqedonia, si po shmangin drejtësinë përmes ikjes ?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2025 17:15

Zyrtarët e arratisur nga Maqedonia, si po shmangin drejtësinë përmes ikjes ?

Nga korrupsioni te keqpërdorimi i pushtetit, shumë zyrtarë të lartë në Maqedoninë e Veriut kanë arritur të shmangin drejtësinë duke u arratisur nga vendi.

Nikolla Gruesvki ish-kryeministri i Maqedonisë, pas largimit nga posti u përball me disa akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në vitin 2018, ai u dënua me dy vjet burg për blerjen e një automjeti luksoz të blinduar në vlerë prej rreth 600 mijë eurosh, duke keqpërdorur detyrën zyrtare. Në vend që të vuante dënimin, Gruevski u arratis në Hungari në nëntor të vitit 2018, ku kërkoi dhe mori azil politik.

Gruevski u dënua në mungesë edhe për disa raste tjera, por vazhdon të jetojë në Hungari, duke i shpëtuar drejtësisë.

Drejtësisë i kanë ikur ish zyrtaret e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, si dhe Nikolla Boshkoski. Ata janë të akuzuarit kryesorë në procesin gjyqësor “Fortesa-Target” të Prokurorisë, që lidhet me përgjimet masive të paligjshme gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE. Ata kanë ikur në Greqi ndërsa sic duket Ministria e Drejtësisë nuk ka mekanizëm për t’i kthyer nga Greqia.

Të njëjtën rrugë e ndoqën edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami.
Ata akuzohen për përfshirje në aferën e “Llotarisë Shtetërore”, ku dyshohet se kanë përvetësuar rreth 8.2 milionë euro. Grubi gjithashtu u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të akuzave për korrupsion.

Edhe Vasko Kovaçeski, ish-drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), është aktualisht në arrati. Ai akuzohet për keqpërdorime financiare gjatë periudhës së tij në detyrë, përfshirë abuzime në prokurimin e derivateve dhe pastrim parash. Kovaçeski është gjithashtu i përfshirë në hetimin “Additive”, ku dyshohet për shkelje të ligjit në menaxhimin e fondeve publike. Aktualisht, ai ndodhet në arrati, dhe autoritetet po punojnë për të lokalizuar dhe arrestuar atë.

Shtrohet pyetja se Ssi është e mundur që njerëz me akuza të rënda të largohen nga vendi pa pengesa? Kush i ndihmoi dhe a ka vullnet të vërtetë politik për të luftuar korrupsionin? Për këto përgjigje do të presim, ndërsa sot 31 mars në ditën Ditën së Drejtësisë në Maqedoni ministri i drejtësisë Igor Fillkov tha se pa një gjyqësor të pavarur, drejtësia bëhet e paarritshme dhe besimi i qytetarëve tronditet. Sipas tij Gjyqësori duhet të ketë kapacitet për të ndërtuar një sistem efikas i cili siguron drejtësi për të gjithë.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2025 17:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?