Zyrtari i lartë i UNMIK-ut i përfshirë në propagandë kundër Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 22:59

Zyrtari i lartë i UNMIK-ut i përfshirë në propagandë kundër Kosovës

Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dulje Vicovac, është përfshirë në një propagandë kundër Kosovës duke përdorur një identitet të rremë.

Ai ka paraqitur aktivitetin e Boris Malagurskit, një regjisor kanadez me prejardhje serbe dhe komentator i rregullt i zhvillimeve politike në “Russia Today”.

Në një nga dokumentarët e Malagurskit, të titulluar “Kosovo: Can You Imagine?” (2009), një individ i intervistuar prezantohet si John Hauthrone, një ish-zyrtar i UNMIK-ut.

Ky dokumentar, i realizuar në vitin 2010, paraqet Kosovën si një vend të krimit, parregullsisë dhe kaosit urbanistik, dhe pretendon se shqiptarët vazhdimisht sulmojnë serbët.

Personi që flet në këtë dokumentar është identifikuar si Dulje Vicovac, aktualisht shef politik i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës.

Për më shumë, i njëjti presupozon se në Kosovë askush nuk kontrollon askë sa i përket ndërtimeve, prej kur është vrarë ish-drejori i urbanizmit, Rexhep Luci.

Në hulumtimin që ka bërë Kanal10, ka gjetur se emri John Hauthrone është emri i një filozofi anglez, dhe se asnjëherë brenda administratës së UNMIK-ut nuk ka punuar një zyrtar me këtë identitet.

Dulje Vivovac, mes tjerash, është mik i Boris Malagurskit, por që të dy kanë edhe diçka të përbashkët.

Edhe Vicovac është serb me nënshtesësi kanadeze që punon në UNMIK si staf ndërkombëtar.

Në CV-në  zyrtare të Vicovac në LinkedIn nuk jepen më shumë detaje të identitetit të tij, përpos që shkruan që është shef i UNMIK-ut në Veri të Kosovës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 22:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?