“100 fëmijë biologjikë”/ Njihuni me Pavel Durov, themeluesin e Telegram, i cili u arrestua në Francë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:55

“100 fëmijë biologjikë”/ Njihuni me Pavel Durov, themeluesin e Telegram, i cili u arrestua në Francë

Pavel Durov, themeluesi i Telegram, i cili u arrestua në Francë gjatë fundjavës, u kujton shumë njerëzve një “guru të teknologjisë” misterioz që udhëton në botë si Mark Zuckerberg, apo Jack Dorsey me zakonet e tij të çuditshme dhe Elon Musk i kudondodhur me të njëjtën dëshirë të ngjashme me lindjet dhe atësinë. Durov tha në korrik se ai ishte bërë baba me më shumë se 100 fëmijë falë donacioneve të tij të spermës gjatë 15 viteve të fundit.

Me vlerë rreth 9.15 miliardë dollarë sipas Bloomberg dhe “i armatosur” me një sërë pasaportash dhe rezidencash, Durov ka jetuar një jetë pa kufij për një dekadë, në një udhëtim të vazhdueshëm për të siguruar lirinë e komunikimit nga sytë kureshtarë të qeverive.

Problemet ligjore të Durov rindezin një debat të vjetër, duke vënë në pikëpyetje enkriptimin të Telegramit, i cili i mban komunikimet midis përdoruesve të sigurt edhe nga punonjësit e kompanisë, kundër shqetësimeve të sigurisë të qeverive të ndryshme dhe fushatës së BE-së për të frenuar të ashtuquajturën “Big Tech”.

Nturov ka lindur në vitin 1984 në Bashkimin Sovjetik, por u transferua në Itali kur ishte 4 vjeç. Familja u kthye në Rusi pas rënies së Bashkimit Sovjetik pasi babai i tij pranoi një ofertë për të punuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut.

Durov ka treguar se ai dhe vëllai i tij më i madh, Nikolai, ishin gjeni matematikor që në moshë të vogël. Durov ka zbuluar në një intervistë se vëllai i tij shkonte në televizionin italian për të zgjidhur ekuacionet në kohë reale si fëmijë dhe fitonte vazhdimisht medalje të arta në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. Ai vetë kishte qenë nxënësi më i mirë në shkollën e tij dhe konkurronte në nivel lokal.

Kur familja u kthye në Rusi, ata sollën nga Italia një kompjuter IBM PC XT, që do të thotë se “në fillim të viteve ’90 ata ishin një nga familjet e pakta në Rusi që mund të mësonin të programonin”.

Aftësia e kodimit dhe shpirti sipërmarrës i Durov-it e shtynë atë të krijojë Vkontakte (VK), një faqe në media sociale, në vitin 2006, kur ai ishte 21 vjeç dhe sapo kishte mbaruar universitetin. VK u bë shpejt e njohur si “Facebook i Rusisë” dhe përgjigja e vendit për Mark Zuckerberg.

Por marrëdhënia e Durovit me Kremlinin u kthye në kundërshtar shumë më shpejt se marrëdhënia e Zuckerberg me Uashingtonin. Kur protestuesit filluan të përdorin VK-në për të organizuar demonstrata në Kiev kundër presidentit pro-rus të Ukrainës Viktor Janukoviç në vitin 2013, Durov tha se Kremlini i kërkoi faqes që të dorëzonte të dhënat personale të përdoruesve ukrainas.

Ky vendim vulosi fatin e tij në kompani. Durov më vonë dha dorëheqjen si CEO, duke hapur derën për njerëzit nga rrethi i presidentit rus Vladimir Putin për të marrë drejtimin. Biznesmeni shiti të gjitha aksionet e tij për miliona dhe më pas u largua nga Rusia. Sot VK është nën kontrollin e shtetit.

“Për mua, kurrë nuk ishte për t’u pasuruar. Kam bërë gjithçka në jetën time për të qenë i lirë. Për aq sa është e mundur, misioni im në jetë është t’u mundësoj njerëzve të tjerë të bëhen të lirë”, tha ai. “Nuk dua të marr urdhra nga askush”.

108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?