Ndalohet një person nga Shkupi, dyshohet për vjedhje të një makine

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 21:28

Ndalohet një person nga Shkupi, dyshohet për vjedhje të një makine

Sot (07.01.2024) zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria D.T. nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje e mjetit motorik”.

“Gjegjësisht, në periudhën nga ora 19:00 e datës 27.05 deri në ora 14:00 e datës 28.05.2024 në Shkup, D.T. ka marrë mjetin motorik të pasagjerëve “Opel Vectra”, në pronësi të L.L nga Shkupi”.

“Pas masave të marra nga efektivët e policisë, D.T. është privuar nga liria, dhe automjeti i është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 21:28