708 shoferë të kapur duke tejkaluar shpejtësinë, tre raste të drejtimit të pakujdesshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Nëntor, 2026 16:52

708 shoferë të kapur duke tejkaluar shpejtësinë, tre raste të drejtimit të pakujdesshëm

Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar 708 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë gjatë një kontrolli të zhvilluar në territorin e Maqedonisë së Veriut më 8 nëntor.

Kontrolli është realizuar nga Sektori për Punë të Trafikut, në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, me fokus zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete me shpejtësi mbi kufirin e lejuar.

Nga gjithsej 708 kundërvajtje të konstatuara, 360 janë regjistruar jashtë vendbanimeve, ndërsa 348 brenda vendbanimeve.

Gjatë aksionit janë evidentuar edhe tre raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.

Përveç kësaj, policia ka konstatuar edhe 98 kundërvajtje të tjera të natyrave të ndryshme.

Për të gjitha shkeljet e evidentuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.

MPB njofton se do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara në komunikacion dhe apelon te shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, si dhe të drejtojnë automjetet me kujdes dhe përgjegjësi, pasi çdo jetë është e rëndësishme.

31

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Nëntor, 2026 16:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
31

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“