Selimi: Grubi bëri mirë që u kthye, por drejtësia në vend ka qenë selektive

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2026 09:16

Selimi: Grubi bëri mirë që u kthye, por drejtësia në vend ka qenë selektive

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth rastit të Artan Grubi, duke theksuar se kthimi i tij për t’u përballur me drejtësinë është hap i duhur, por duke ngritur pikëpyetje serioze për standardet e barabarta në sistemin e drejtësisë.

“Artan Grubi bëri mirë që u kthye për t’u përballur me drejtësinë dhe dua të besoj që procesi do të jetë i drejtë dhe i pandikuar. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta nëse është fajtor”, deklaron Selimi.

Megjithatë, ai rikujton një sërë rastesh të figurave politike dhe publike, për të cilat, sipas tij, drejtësia nuk ka vepruar me të njëjtin intensitet.

“Tash: Nikolla Gruevski i bën tetë vite azil politik dhe lëndët njëra pas tjetrës i vjetërohen. Qeveria nuk ka bërë, dhe siç duket nuk e ka ndërmend të bëjë kërkesë për ekstradim nga Hungaria, partneri strategjik i po kësaj qeverie”, thekson ai.

Selimi përmend edhe emra të tjerë:

Sasho Mijalkov vazhdon punën si biznesmen i suksesshëm. Orce Kamcev po ashtu, madje vazhdon ta financojë partinë më të madhe në pushtet. Koço Angjushev shkruan libra për suksesin, donon për universitete dhe fotografohet me presidenten, ndërkaq bizneset i vazhdon”.

Ai shton se “thuajse të gjithë të dënuarit e 27 prillit, me pretekste të ndryshme janë në liri”, ndërsa për ish-drejtorin e ESM-së, Vasko Kovaçevski, thotë se “nuk ka as nam e as nishan”.

Në reagimin e tij, Selimi përmend edhe akuzat politike që qarkullojnë prej vitesh.

“Vëllezërit Zoran Zaev gjatë gjithë kohës akuzohen nga VMRO-DPMNE, ndërkaq atyre as ‘therra në këmbë’ nuk u hyn. Opozitarja LSDM çdo ditë denoncon tenderime milionëshe dhe akuzon për korrupsion galopant që lidhen me firma të afërta me funksionarë të lartë qeveritarë në pushtet qendror dhe lokal, ndërkaq nuk raportohet se ka filluar ndonjë proces serioz hetimi për të njëjtat”.

“Lista është e gjatë, aq sa është drejtësia selektive dhe e ndikuar nga qendra të ndryshme politike. Uroj që ky proces të mos jetë i atillë, por i drejtë dhe i pandikuar”, përfundon Selimi. Gazeta Flaka

8
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2026 09:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?