Tre orë në arrest, më pas në shtëpi – zhvillimet e fundit për Grubin

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2026 23:38 Përditësuar

Tre orë në arrest, më pas në shtëpi – zhvillimet e fundit për Grubin

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ndryshuar qëndrim lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke propozuar zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe konfiskimin e pasaportës së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen pasi i dyshuari është paraqitur vullnetarisht para organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim në hetimin që lidhet me rastin e “Lotarisë Shtetërore”. Prokuroria thekson se një pjesë e madhe e provave tashmë janë siguruar dhe se nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për ndikim në procedurë.

Grubi, me kërkesë të mbrojtjes së tij, gjatë ditës së sotme ka kryer këqyrjen e dosjes së rastit para prokurorit kompetent. Për shkak të volumit të madh të materialit provues, shqyrtimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pas së cilës ai do të ketë mundësi të paraqesë mbrojtjen e tij.

Në arsyetim, prokuroria ka theksuar gjithashtu se ekzistojnë indicie për rrezik ndaj sigurisë personale të të dyshuarit në repartin e paraburgimit, si dhe ndaj anëtarëve të familjes së tij, duke u mbështetur në njoftime nga organet kompetente.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, pas deklarimit të të dyshuarit i cili sonte u shoqërua në gjykatë, ka marrë vendim me të cilin pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të mbrojtjes për caktimin e masës së arrestit shtëpiak me masa shtesë për sigurimin e pranisë së të dyshuarit.

Së fundmi, Artan Grubi është drejtuar drejt shtëpisë së tij familjare, ku do të qëndrojë nën masën e paraburgimit shtëpiak, ndërsa rasti vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike dhe politike në vend.

Grubi ishte ndaluar në vendkalimin kufitar Bllacë dhe ishte transferuar në paraburgim në burgun e Shutkës, ku ndaj tij ishte vendosur siguri e posaçme. Pas rreth tre orësh, ai ishte dërguar në Prokurori për t’u marrë në pyetje. Gazeta Flaka

23
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2026 23:38 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?