VMRO-DPMNE sërish me kumtesë për rastin Grubi

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 11:28

VMRO-DPMNE sërish me kumtesë për rastin Grubi

VMRO në një kumtesë për media thotë se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është lidhur me krime të rënda dhe korrupsion gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI.

Nga VMRO thonë se Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përparësi dhe kushdo që ka vepruar në kundërshtim me ligjin do të duhet të përgjigjet sipas rendit ligjor.

“Ai dyshohet për përvetësim në shërbim në rastin e lotarisë shtetërore. Dëmi për shtetin nga veprimet e tij është mbi 8 milionë euro, me indikacione se shuma është dukshëm më e lartë. Në publik u shprehën dyshime se, së bashku me drejtorin e atëhershëm të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, u zhvilluan procedura kontroverse tenderimi dhe u paguheshin avanse partnerëve të biznesit”.

“LSDM dinte për krimet e Grubit dhe heshti dhe nuk reagoi. Për të mbijetuar edhe një ditë në pushtet, LSDM toleroi abuzimet që ndodhën në Lotari nën udhëheqjen e Bajramit, dhe nën kujdesin e Grubit, kjo u konfirmua nga raporti i ESHR-së”.

“Publiku pret një zgjidhje institucionale. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përparësi, dhe kushdo që ka vepruar në kundërshtim me ligjin do të duhet të përgjigjet sipas rendit ligjor”, thonë nga VMRO.

23
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 11:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?