Zgjedhjet/ MPB: Janë marrë të gjitha masat

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:06

Zgjedhjet/ MPB: Janë marrë të gjitha masat

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është angazhuar një numër i madh i punonjësve policorë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas MPB-së masat e ndërmarra kanë për qëllimin garantimin e procesit të qetë dhe demokratik.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Shpresojmë që do ti përsërisim zgjedhjet e 24 prillit. Gjithçka që duhet të ndërmerret nga ana e punonjësve policorë është ndërmarrë. Është angazhuar numër i mjaftueshëm i njerëzve, janë angazhuar maksimalisht resurset teknike, shpresoj se do të përsërisim një ditë  të bukur dhe te qetë siç ishte para dy javësh”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë një ditë më parë, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles kanë arrestuar dy persona nga Çashka, të cilët dyshohen për ryshfet gjatë zgjedhjeve. Në banesat e tyre është bërë bastisje dhe janë gjetur pistoleta të ndryshme, plumba dhe para. MPB-ja njoftoi se ndaj tyre do të ngritet padi përkatëse. /Alsat.mk

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?