Specializantët privat protestuan në pauzë për të treguar se nuk kanë heq dotrë nga kërkesat e tyre

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:24

Specializantët privat protestuan në pauzë për të treguar se nuk kanë heq dotrë nga kërkesat e tyre

Specializantët privat janë mbledhur sërisht sot për të treguar se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Siç kanë bërë të ditur ata, çdo të martë nga ora 11:00 gjatë pushimit ata do të mblidhen në parkun pranë klinikave interne për t’u rikujtuar autoriteteve se gjendja e tyre mbetet e pandryshuar. Pas një jave grevë që specializantët kishin realizuar para Ministrisë së Shëndetësisë gjatë muajit prill, ata më pas vendosën të pezullojnë grevën. Një vendim i tillë, siç thonë ata i detyrohet ndjeshmërisë së periudhës dhe punës së vështirë të klinikave në kompleksin “Nënë Tereza”.

Ata thanë se do t’i kërkojnë ministrit të ardhshëm t’i takojë dhe tu zgjidhë problemete tyre. Specializantët kanë nisur grevën me kërkesë për zgjidhje të përhershme të statusit të tyre, sigurim shëndetësor dhe rritje pagash. Specializantët janë të revoltuar për shkak se nuk kanë sigurim pensional dhe shëndetësor dhe kërkojnë rritje të kompensimit mujor, i cili tani arrin në 26.000 denarë dhe të jetë në nivelin e pagës mesatare të mjekut në një institucion publik shëndetësor, si dhe zgjidhjen e statusit të tyre si persona të papunë.

Qeveria para disa javëve vendosi që statusin e specialisantëve private ta rregullojnë pas zgjedhjeve me projektligje që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. /SHENJA/

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?