Tre banka gjatë vitit të kaluar fituan 9,4 miliardë denarë

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:26

Tre banka gjatë vitit të kaluar fituan 9,4 miliardë denarë

Gjithsej 90 kompani, aksionet e të cilave janë të listuara në Bursën e Maqedonisë së Veriut, deri më tani kanë dorëzuar raport vjetor financiar të pa audituar që pasqyrojnë gjendjen e tyre financiare në vitin 2022 dhe 2023. Të dhënat tregojnë se sektori bankar, farmaceutik, telekomunikacioni dhe ndërtimi, kanë përfunduar vitin e kaluar me fitimet më të larta dhe konsiderohen si kompanitë më të suksesshme në vend.

Mirëpo, sipas rritjes së rentabilitetit, tabloja e raportit është mjaftë e gjallë dhe tregon se shumë kompani më të vogla arritën të kenë një bum të vërtetë sa i përket fitimeve në vitin 2023, rritja e të cilit matet me mbi 1000%, shkruan portali “Pari”

Sektori bankar zë tre pozitat e para. Në krye të pozitës është Banka Komerciale me fitim prej 3.6 miliardë denarë. E dyta është Stopanska banka AD Shkup me fitim të përgjithshëm prej 3.5 miliardë denarë, ndërsa në vendin e tretë është Banka NLB me fitim të përgjithshëm gjatë vitit 2023 prej 2.3 miliardë denarëve.

Bankat pasohen nga Telekomi i Maqedonisë me fitim prej 2.1 miliardë denarëve. Në pozitën e pestë është Alkaloid me fitim prej 1.52 miliardë denarë, dhe menjëher pas tij është Fabrika e çimentos “Usje” me fitim pak më të vogël, që arrin në 1.51 miliardë denarë.

Ndërkaq rritje më të madhe në fitim nuk kanë bankat as komapanitë e telekomunikacionit apo kompanitë farmceutike. Rritje më të madhe të fitimit gjatë vitit 2023 ka pas kompania nga Strumica – “Nova stokna kuqa” prej 1 717%. Kjo kompani e rrit fitimin nga 877.000 denarë deri në 15.9 milionë denarë. Në vendin e dytë është është Kombinati Bujqësor Pellagonia nga Manastiri me rritje të fitimit prej 1 198%. Në vitin 2022 ai ka pas fitim prej 38.8 milionë denarë, ndërsa në vitin 2023 fitimi ka arrit 504.1 milionë denarë. Në vendin e tretë, gjithashtu me rritje të fitimit të matur prej 1 029%, është një Stacion i Kontrolli Teknik në Shkup. Në vitin 2022, kjo kompani ka pas fitim 2,3 milionë denarë, e në vitin 2023 fitimi ka arritur 25.7 milionë denarë.

Gjithashtu edhe hotelierët mund të mburrën me një vitë shumë të sukseshëm. Hotelet Metropol kanë rritje të fitimit prej 364% si dhe Turizmi i Maqedonisë me 212%. /SHENJA/

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?