Katër opsione për Hansi Flickun, kush do ta zëvendësojë Rodrin te Barcelona?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Nëntor, 2026 20:29

Katër opsione për Hansi Flickun, kush do ta zëvendësojë Rodrin te Barcelona?

Lëndimi i Rodrit, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre javë, i ka hapur Hansi Flickut dilemën për zëvendësimin e tij në mesfushën e Barcelonës.

Sipas raportimit të gazetës “Mundo Deportivo”, trajneri gjerman ka katër alternativa për këtë pozitë.

Marc Bernal shihet si favoriti kryesor, pasi e ka zëvendësuar Rodrin në të katër ndeshjet që mesfushori ka munguar këtë sezon.

Frenkie de Jong është një tjetër mundësi, pasi është rikthyer nga lëndimi dhe synon të fitojë vend në formacionin titullar.

Në garë është edhe Gavi, të cilin Flick e ka përdorur kryesisht për të zëvendësuar Pedrin, ndërsa alternativa e katërt është Brian Fariñas, megjithëse së fundmi ka luajtur si mbrojtës i djathtë.

Vendimi përfundimtar mbetet në duart e Flickut, i cili duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë për të mbuluar mungesën e mesfushorit spanjoll.

Flaka

14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Nëntor, 2026 20:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
14

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut