Arrestohet 37-vjeçari – dyshohet se kërcënoi punonjës të një ambasade të huaj
Një 37-vjeçar nga Radovishi dyshohet se ka kërcënuar seriozisht përmes telefonit punonjës të një ambasade të një shteti të huaj në Maqedoninë e Veriut. Për rastin është ngritur kallëzim penal për veprën penale “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kallëzimi është ngritur nga Sektori për Punë të Brendshme i Strumicës, përmes Njësisë së Punëve të Brendshme në Radovish, ndaj G.N. (37) nga ky qytet.
Ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor 2026, kur i dyshuari ka telefonuar në ambasadë dhe, në një gjuhë të huaj, u ka drejtuar kërcënime punonjësve, duke rrezikuar sigurinë e tyre.
Rasti është denoncuar në polici një ditë më vonë. Pas ndërmarrjes së masave operative, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta privojë nga liria të dyshuarin.
Gjatë bisedës zyrtare me policinë, sipas MPB-së, G.N. e ka pranuar veprën.
Pas paraqitjes së kallëzimit penal dhe me propozim të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Strumicës ka marrë vendim që 37-vjeçari të dërgohet për vëzhgim psikiatrik në një institucion përkatës shëndetësor.
Rasti është në kompetencë të organeve të drejtësisë.
Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përgatiti: Flaka Media.











