Sa bukë duhet të konsumojmë në ditë? Racioni ndryshon sipas moshës dhe aktivitetit fizik

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Nëntor, 2026 13:46

Sa bukë duhet të konsumojmë në ditë? Racioni ndryshon sipas moshës dhe aktivitetit fizik

Buka është pjesë e rëndësishme e tryezës së shqiptarëve, por konsumimi i saj duhet të jetë i matur. Të dhënat e Eurostat tregojnë se shpenzimet për bukë dhe drithëra zënë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë në Shqipëri, krahasuar me mesataren evropiane.

Megjithatë, buka nuk është burimi i vetëm i drithërave. Orizi, tërshëra dhe produktet e tjera me drithëra mund të plotësojnë nevojat ditore të organizmit.

Sasia e rekomanduar ndryshon në varësi të moshës, gjinisë dhe nivelit të aktivitetit fizik. Sipas një udhëzimi ushqimor të publikuar nga Universiteti i Floridës, një racion drithërash mund të jetë i barabartë me një fetë bukë.

Rekomandimet ditore për të rriturit janë:

  • Gratë nga 19 deri në 50 vjeç: 6 racione drithërash.
  • Gratë mbi 50 vjeç: 5 racione.
  • Burrat nga 19 deri në 30 vjeç: 8 racione.
  • Burrat nga 31 deri në 50 vjeç: 7 racione.
  • Burrat mbi 50 vjeç: 6 racione.

Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevoja të ndryshme, në varësi të moshës dhe zhvillimit të tyre.

Ekspertët këshillojnë që në ushqyerjen e përditshme të përfshihen edhe drithërat e plota, si buka integrale dhe tërshëra, të cilat janë burim i fibrave dhe i lëndëve ushqyese.

Është e rëndësishme të theksohet se këto janë udhëzime orientuese dhe jo një rregull i njëjtë për të gjithë. Nevojat individuale varen edhe nga aktiviteti fizik dhe sasia e përgjithshme e ushqimit të konsumuar.

Flaka

25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Nëntor, 2026 13:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“