Kallëzim penal ndaj dy vëllezërve, u konfiskuan armë, municion dhe pajisje policore
Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj N. Xh. (26) nga fshati Dvorishte i Berovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë dhe materie shpërthyese“.
Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj vëllait të tij, Gj. Xh. (27), për të njëjtën vepër penale, si dhe për veprën „punë e pakujdesshme në shërbim“.
Sipas buletinit policor, më 24 maj 2026, para një objekti hotelierik në Strumicë, policia ka kryer kontroll në një automjet të tipit „Volkswagen Golf“, të drejtuar nga personi i parë i denoncuar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë „HS 2000“ me fishekë, si dhe pajisje të ndryshme policore, të cilat, sipas policisë, ishin në pronësi të vëllait të tij, personit të dytë të denoncuar.
Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e personit të dytë janë gjetur dhe konfiskuar fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilët ai i posedonte pa lejen përkatëse.
Rasti është duke u proceduar nga organet kompetente. Flaka











