VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin…

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2024 21:53

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin…

 Me keqardhje duhet të themi se në çdo paraqitje të Ali Ahmetit, gjendja e tij duket më e rëndë. Kjo ose si rezultat i manipulimeve nga Artani e Bujari, ose e ka humbur kontrollin, pasi i dalin në shesh bëmat anti ligjore.

Ne e kemi për obligim ta informojmë drejtë se, në radhë të parë në KSHZ, nuk ka pasur mbivotim etnik, por ka pasur votim unanim të bazuar në dëshmi se Fronti multietnik i udhëhequr nga BDI, më 8 maj ka bërë shkelje të procesit zgjedhor dhe manipulim të votës shqiptare. Ky vendim është sjellë edhe me votën e anëtares së BDI-së në KSHZ.

Rikujtojmë z. Ahmeti se ankimime si të VLEN-it, BDI ka bërë në zgjedhjet e vitit 2021. Por për dallim nga atëherë, tani edhe Gjykata Administrative ka dëshmuar se BDI ka manipuluar gjatë procesit zgjedhor të 8 majit.

Deklaratat e z. Ahmeti ku dëshiron që Frontin multietnik ta paraqes si përfaqësues i shqiptarëve nuk mbajnë aspak, sepse Fronti vetë është deklaruar që është një koalicion multietnik me koncept qytetar. Ndërsa VLEN është opsioni i vetëm shqiptar në vendin tonë.

Të gjithë e kanë të qartë se pasi Ali Ahmeti e ka kuptuar se e ka humbur pushtetin, e ka humbur dhe kontrollin, por i
bëjmë thirrje që, nëse e do përspektivën europiane të vendit, duhet të rijë i qetë, të udhëzojë partnerët e Frontit multietnik që bashkërisht të jenë opozitë konstruktive, të mbështesin çështjet që janë në interes të shqiptarëve, siç kanë bërë partitë e VLEN-it si opozitë e deritanishme dhe të lejojnë që drejtësia të veprojë. Kur drejtësia vepron sipas ligjit, atëherë rruga eurintegruese e vendit është e garantuar.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2024 21:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.