Prishtinë, hapet edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të teatrit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 22:43

Prishtinë, hapet edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të teatrit

Ka nisur në Prishtinë edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të teatrit “Prishtina International Theatre Festival”.

Në ceremoninë e hapjes së këtij edicioni e cila u bë në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, morën pjesë kryeministri Albin Kurti, krerë të institucioneve të kulturës, artistë dhe të ftuar të tjerë.

Doruntina Alshiqi, drejtoreshë artistike e festivalit, tha për Anadolu se ka një llojllojshmëri të programit me shumë shfaqje teatrale që kanë aplikuar për këtë festival.

“Sot do të kemi shfaqje nga teatri i Sarajevës, Bosnjë dhe Hercegovinës, do të kemi shfaqje nga organizata joqeveritare Integra, kemi po ashtu shfaqje nga vetë shtëpia e AAB-së ‘Mysafire Bretkosa’ nën regjinë e të ndjerës, drejtoreshës artistike të festivalit Burbuqe Berisha, ndërkohë kemi shfaqje edhe nga Gjermania nga teatri në Koln, kemi shfaqje nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia”, theksoi Alshiqi.

Ajo tha se në fund të festivalit tri juritë, juria kryesore, juria e medias dhe juria e studentëve, do të ndajnë katër çmime: Shfaqja më e mirë, Aktori më i mirë, Regjisori më i mirë dhe Aktori/ja më e mirë në rolin dytësor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se prania e larmishme në këtë festival tregon që Kosova është mikpritëse për punët e mira.

Kurti tha se politika dhe arti janë dy gjëra të ndryshme, duhet të jenë të pavarura, por nuk mund të jenë të ndara.

“Këtë na e mëson qysh periudha e antikitetit kur arti dhe politika, e posaçërisht teatri dhe qeverisja e kanë moshën e njëjtë, në antikitet”, theksoi Kurti.

Drejtor i edicionit të sivjetshëm të festivalit është profesori boshnjak Zijad Mehiq.

Mehiq në një deklaratë për Anadolu tha se është e nevojshme që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të hapen me njëra-tjetrën, të paktën në kuptimin kulturor dhe artistik.

“Ne duhet të përpiqemi, edhe pse politika nuk e lejon, të kemi lëvizje të lirë, ka më shumë politikë në Bosnje dhe Hercegovinë sesa këtu, duhet të bëjmë më shumë bashkëpunim dhe arti nuk njeh kufij”, tha Mehiq.

“Prishtina International Theatre Festival” do të mbyllet më 26 maj.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 22:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.