Befason studimi: Nikotina nuk është faktor për sëmundjet!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 09:26

Befason studimi: Nikotina nuk është faktor për sëmundjet!

Raporti i fundit i titulluar ‘No Smoke, Less Harm’, publikuar nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shëndetit, tregon se, pavarësisht se niveli i konsumit të nikotinës është i njëjtë, Suedia ka ndjeshëm norma më të ulëta të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen në krahasim me vendet e tjera evropiane. Ky studim mbi shëndetin, flet për përqindjen e konsumit të nikotinës në Suedi në krahasim me vendet e tjera të unionit. Studimi konfirmon se përdorimi i nikotinës nuk është faktori kryesor në zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me duhanin, por është pikërisht mënyra sesi e konsumojmë nikotinën ajo që ndikon në shëndetin e konsumatorëve – raporton media prestigjoze Business Wire.

Studimi tregon se pavarësisht se konsumi i nikotinës në Suedi nuk është më i ulët se mesatarja evropiane, vendi ka një normë 41% më të ulët të kancerit të mushkërive dhe gjysmën e vdekjeve nga sëmundjet që lidhen me duhanpirjen në krahasim me shtet e tjera të unionit.

‘Ndryshimi midis konsumit të duhanit dhe përdorimit të produkteve pa tym është thelbësor. Ndonëse nikotina krijon varësi ajo nuk shkakton sëmundje serioze që lidhen me duhanpirjen. Kërkimi ynë mbështet kalimin te alternativat më pak të dëmshme për ata duhanpirës që nuk arrijnë ta lënë plotësisht duhanin’’ – thotë profesori, Karl Fagerstrom, ekspert i shëndetit publik dhe bashkëpunëtor në përgatitjen e raportit ‘No Smoke, Less Harm’.

Masat edukative të ndërmarra në shëndetin publik dhe në kuadrin rregullator në Suedi ishin nxitësit kryesorë të kalimit te produktet alternative, të cilat ndikuan ndjeshëm në përmirësimin e shëndetit publik. Raporti thekson se miratimi i strategjive të ngjashme për reduktimin e dëmit mund të jetë vendimtar për vendet e tjera që luftojnë me efektet e dëmshme të tymit të duhanit.

“Përvoja suedeze tregon se të kuptuarit dhe adresimi i keqinformimit të publikut për nikotinën mund të çojë në politika shëndetësore që mbrojnë dhe informojnë më mirë konsumatorët,” përfundoi Fagerstrom. *Raporti ‘No Smoke, Less Harm’ është një kontribut i përbashkët i ‘Smoke Free Sweeden’ i cili është një rrjet global i përbërë nga ekspertë të shëndetit të cilët zhvillojnë zgjidhje për problemet që lidhen me shëndetin.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 09:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?