Mickoski: Politikanët e pasuksesshëm në të kaluarën edhe tani duan të abuzojnë me marrëdhëniet ndëretnike

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 21:52

Mickoski: Politikanët e pasuksesshëm në të kaluarën edhe tani duan të abuzojnë me marrëdhëniet ndëretnike

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë për Ora 24, i pyetur nëse duhet të flitet për marrëdhëniet ndëretnike, theksoi se në të kaluarën një numër i madh i politikanëve, duke dashur të fshehin krimin, paaftësia dhe pamundësia për të dhënë rezultate, kanë trajtuara tema etnike, përcjell FLAKA.

“Mendoj se është abuzuar shumë herë në të kaluarën. Duke dashur të fshehin krimin që kanë bërë, paaftësinë e tyre për të dhënë rezultate, shumë prej politikanëve merren me çështje etnike, gjegjësisht tentuan të përçajnë njerëzit, dhe kjo është politika që bëjnë politikanët e pasuksesshëm. Më e lehtë është të përçash popullin dhe pastaj të sundosh, dhe kjo nuk është tani, është nga koha romake”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu shtoi se nuk është mirë të ndahen njerëzit në baza etnike.

“Dhe tani, meqenëse njerëzit në vendin tonë janë të ndarë sipas strukturës shoqërore, atëherë një pjesë shumë e vogël do të mbeten mbështetës të tyre, sepse 90% ose më shumë e njerëzve mezi e kalojnë muajin nga i pari tek i pari, pra më lehtë mënyra është të flasim për tema etnike, do t’i ndajmë njerëzit në baza etnike, do të krijojmë nervozizëm. Por kjo nuk është mirë”, tha ai.

Në fund Mickoski shtoi:

“Dhe prandaj them që politikanët e dështuar, njerëzit që premtojnë dhe nuk realizojnë, njerëzit që janë thellësisht të përfshirë në krim, janë njerëz që merren me përçarje etnike apo ndarje tjera”. FLAKA

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?