Hamami i vjetër, në harresë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:37

Hamami i vjetër, në harresë

Publicisti i njohur dibran Sabit Bocku thotë se një domethënie shumë të madhe ka patur Hamami i ri i cili është ndërtuar në vitin 1872. Ky Hamam, sipas tij, ka mirëmbajtur higjienën personale të dibranëve gjatë së kaluarës

Historia e Dibrës është e bujshme në aspektin kombëtar por edhe e pasur me monumente të ndryshme kulturo-historike. Por, siç kalonin kohët, ashtu për fat të keq sistemet lejuan që të rrënohet pasuria kulturo-historike. Kjo ndodh aktualisht edhe para syve tona, meqë dekadat e fundit vazhdoi zhdukja e monumenteve kulturo-historike të cilat ishin faktikisht një histori e veçantë e qytetit të Dibrës të Madhe. Pas adaptimit jo funksional të Hamamit të ri të Dibrës, me çka pothuajse tërësisht u humbë një pjesë e madhe e këtij objekti të ndërtuar në kohën e perandorisë otomane, drejt zhdukjes është edhe Hamami i vjetër për të cilin afro tredhjet vite bëhen projekte për ta shpëtuar por deri tani nuk është realizuar asnjë projekt nga institucionet kompetente. Dibranët thonë se kjo është një skandal i madh i drejtuar kundër Dibrës dhe historisë së saj.

Publicisti i njohur dibran Sabit Bocku thotë se një domethënie shumë të madhe ka patur Hamami i ri i cili është ndërtuar në vitin 1872. Ky Hamam, sipas tij, ka mirëmbajtur higjienën personale të dibranëve gjatë së kaluarës. Ai potencon se Hamami ka pasur një domethënie të madhe edhe në aspektin kulturor.

“Ka qenë i ndërtuar nga materiali i fortë, gurit të gdhendur të mermerit, bigorit dhe tullave të pjekura, ashtu siç ka qenë i ndërtuar edhe Hamami i vjetër”, thotë Bocku dhe shton se ky Hamam masovikisht ka qenë i përdorur nga dibranët. Hamami faktikisht sot është një galeri dhe një pjesë e tij edhe muze. Por, arkitekti Gazmend Cami, thotë se gjatë sanimit të këtij objekti janë bërë shumë ndryshime dhe objekti nuk i posedon pamjet që kishte më parë. Dibranët veçmas reagojnë për mënyrën e adaptimit dhe rikonstruimit meqë hyrja është lënë në pjesën e pasme të galerisë e në pjesën qendrore janë lënë dyqanet. Për shumë dibran Hamam i ri tani nuk ekziston. Sa i takon historisë të hamameve të Dibrës për fat të keq vazhdon të zhduket edhe Hamami i Vjetër i ndërtuar në shekullin e 17. Në bisedën për gazetën KOHA publicisti Sabit Bocku, thotë se ky Hamam ka qenë në afërsi të Xhamisë së Hynqarit, xhamia më e vjetër jo vetëm në Dibër por ndoshta edhe enë Ballkan. Në tre dekadat e fundit janë përgatitur shumë projekte nga Enti për mbrojtje kulturo-historike për këtë Hamam, por asnjë projekt nuk është aktivizuar.

“Hamami i vjetër i Dibrës i ndërtuar gjatë sundimit të perandorisë osmane, ka qenë një godinë me arkitekturë orientale e ndërtuar në një shesh të veçantë ku kanë jetuar të pasurit e asaj kohe në pjesën e vjetër të qytetit. Objekti i Hamamit është drejt rrënimit dhe sot është vetëm një objekt i rrënuar ku hedhen mbeturinat e lagjes. “Hamami ka një gabarit prej 15 her 15 metro katror me forma të jashtme, fort të lëvizshme. Arkitektura është tipike orientale. Hamami ka patur sallon dhe plafon të një forme gjysmë harku e pastaj renditeshin banjot e këtij Hamami. Ky objekt për mirëmbajtjen e higjienës është përdorur vetëm nga familjet e pasura të kohës. Ka qenë Hamam selektiv dhe aty nuk janë pranuar të gjithë ata të cilët kanë pasur dëshirë të mirëmbajnë higjienën individuale.

Shoqatat qytetare por edhe intelektualët dibran duke marë parasysh se rrënimi i hamamëve ka ndodh në kontinuitet edhe pse janë përgaditur projekte për ,, shpëtimin,, të tyre nga institucionet qëndrore , me të drejtë bëjnë pyetjen kujt i shkon në dobi rrënimi i objekteve kulturore historike. Në debatet e shumta të shoqatave qyetare potencohet se pushtet vendore të Dibrës edhe atë nga pavarsimi i vendit kanë patur mundësi të shpëtojnë shumë objekte kulturo historike , por ajo nuk ka ndodhur. Dibra sot është pa monumentet në fjalë që flitnin shumë për kulturën e saj dhe jetën e dibranëve në të kaluarën. (koha.mk)

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.