Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 22:52

Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve

Fryrja e këmbëve është një fenomen mjaft i shpeshtë prej të cilës rrezikojnë pothuajse të gjitha grupmoshat. Ato shkaktohen nga kushte të caktuara mjekësore dhe duhen trajtuar sa më shpejt për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve?

Edema është një gjendje në të cilën trupi ruan shumë ujë. Kjo bën që pjesë të ndryshme të trupit duke përfshirë këmbët, krahët, duart, fytyrën, etj, të fryhen. Edema mund të shkaktohet nga qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, nga udhëtimet e gjata me avion, por edhe gjatë ditëve të menstruacioneve tek disa gra.

Ndër kushtet themelore mjekësore që shkaktojnë edema mund të përmendim sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, pamjaftueshmërinë e punës së zemrës, trombozën e thellë të venave, nivelet e ulëta të proteinave në gjak, etj.

Gjithashtu një këmbë e fryrë mund të jetë shenjë e një dëmtimi të këmbës, të kyçit të këmbës, apo të indeve përreth. Enjtja (edema) është një reaksion normal ndaj një lëndimi, apo infeksioni. Shumë gra përjetojnë fryrje të këmbëve gjatë shtatzënisë.

Mjaft të zakonshme janë edhe edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës, e cila është një gjendje e rëndë shëndetësore gjatë të cilës zemra nuk e pompon gjakun në mënyrë efikase.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 22:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?