Sulmi nga qytetari/Flet kryetari i komunës së Shuto Orizarit: Më kapi dorën, më tërhoqi zvarrë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:09

Sulmi nga qytetari/Flet kryetari i komunës së Shuto Orizarit: Më kapi dorën, më tërhoqi zvarrë

Kryetari i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush është sulmuar në oborrin e komunës nga një qytetar i revoltuar, shkruan Alsat.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi Z.I. 49 vjeçar nga Shkupi në ambientet e Komunës Shuto Orizore është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar kryetarin e Komunës, Kurto Dudush.

Rastin për Alsat e konfirmoi edhe vete kryetari i komunës Dudush.

“Çdo problem që nuk ka të bëjë me komunën apo pozitën time si kryetar komune, zakonisht adresa e parë për që qytetarët e Shuto Orizarit e kanë për të shprehur pakënaqësinë e tyre është tek unë apo administratën komunale. Dhe kësaj radhe një qytetar i pakënaqur erdhi me dhunë duke sharë dhe dëgjova një zhurmë, zbrita poshtë të shihja se çfarë po ndodhte dhe ai direkt me kapi dorën, më tërhoqi zvarrë dhe kishte tjerë që na ndanë. E pash të arsyeshme që duhet ta paraqes në polici dhe e paraqita”, tha Kurto Dudush – Kryetar i Komunës së Shuto Orizari.

Sipas tij, në oborrin 47 vjecarit Z.I. që sulmoi kryetarin, disa ditë më herët janë zhvilluar punime nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, pas riparimit të dëmit ka mbetur një pjesë e dheut në oborrin e tij dhe për këtë arsye është drejtuar tek komuna ku ka kërkuar që ekipet e komunës të largojnë dheun e mbetur nga oborri i tij, edhe pse i është sqaruar se nuk është nën kompetencat e komunës.

Sipas MPB-se pas dokumentimit të plotë të këtij rasti ndaj 47 vjecarit Z.I. do të ketë kallëzim përkatës./ Alsat.mk

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?