Afaristët presin të realizohen premtimet

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:28

Afaristët presin të realizohen premtimet

Mosndryshim i politikës tatimore, ndryshimi i më shumë gjërave që pengojnë punën e përditshme të biznesit, ulje e kontributeve në 32 për qind, reformat e shumta..

Mosndryshim të politikës tatimore, si dhe ndryshim i më shumë gjërave që pengojnë punën e përditshme të biznesit, fokus ndaj Legjislacionit të punës si dhe të zbatohet në mënyrë konsistente ajo që është rënë dakord me biznesin para zgjedhjeve, në mënyrë që kompanitë të mund të përshtatin funksionimin e tyre me kushtet e reja. Këto janë vetëm disa nga premtimet që afaristët presin të mbahen nga qeveria e re në 100 ditët e para të qeverisjes.

Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë, Antoni Peshev thotë se presin që politika tatimore të mos ndryshojë dhe nëse nuk lehtësohet politika tatimore atëherë të paktën të mbetet në nivelin që është. Njëherësh presin që të ndryshohen kushtet e punës për biznesin si futja e një lloj kufizimesh artificiale në fushën e punës të dielave, punës nga shtëpia, orar fleksibël të punës dhe punët duhet të vendosen në vend në pjesën që nuk parashikohen në Ligjin e Punës. “Një shtet si Maqedonia që ka nevojë për rritje të lartë ekonomike nuk mund të përballojë luksin e të punuarit shumë pak, punën në mënyrë joefikase, dhe fuqinë punëtore që nuk është e arsimuar. Pra, për ne sekreti është në kthimin e fokusit te një punonjës profesionist dhe efikas, i cili do të gjenerojë vlerë të shtuar, dhe do të ishte mirë të ishin teknologjitë e larta, sepse ato padyshim gjenerojnë vlerë të madhe të shtuar”, thotë Peshev. Ai shpreson se ajo që është premtuar nga partitë politike që do të formojnë qeverinë do të realizohet në praktikë edhe për sektorin real.

Në takimet që Oda ekonomike ka pasur takime me krerët e partive më të mëdha, janë përsëritur kërkesat e tyre si llogaridhënia për çdo qindarkë të shpenzuar, realizim maksimal i investimeve kapitale pa rialokim të mjeteve të planifikuara, arritjen e një konsensusi të përgjithshëm për kthimin e shtetit ligjor, respektimin e mekanizmave të tregut, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e administratës.

nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në takimet parazgjedhore ishte insistuar që koalicioni i ardhshëm qeveritar të marrë parasysh propozimin e OEMVP-së për rritje të pagës minimale në 30.000 den, dhe ulje të kontributeve në 32 për qind, duke qenë se jemi shteti me kontribute më të larta në rajon, dhe një masë e tillë është e domosdoshme për të mbajtur fuqinë punëtore në vend.

Nga OEMVP është kërkuar edhe sjellja e mundësive më të mira për investitorët vendas, duke krahasuar mundësitë që kanë investitorët e huaj në vend , me qëllim rritja e kapaciteteve të bizneseve për tu parapërgatitur për tregun e madh evropian në rast të Euro integrimeve. Kërkohet edhe zgjidhja e statusit të Zonës së Vizbegut, e cila si zonë ka mbi 1 miliard euro investime, mirëpo afaristët e kësaj zone operojnë në kushte të mjerueshme….

Lidhja e Odave ekonomike pret nga qeveria e ardhshme ndër të tjerash përskaj reformave të shumta si ato në administratën publike dhe investime të mëdha në infrastrukturë, zgjidhjen e problemeve të ndërmarrjeve publike, mundësimin e funksionimit normal të sektorit privat, pa procedura të panevojshme burokratike, digjitalizim dhe transformim të gjelbër. (koha.mk)

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?