Shqipëria po bëhet me automjetin e parë të blinduar ushtarak.
Kompania e cila do ta prodhojë këtë automjet, e ka prezantuar prototipin e parë të kësaj makinerie.
Prodhimi i këtij automjeti ushtarak, ishte paralajmëruar javë më parë edhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Timak”, e cila eksporton makina në 20 shtete të botës, në prezantimin e prototipit në një video në Facebook, bëri të ditur se emri i kësaj makine do të jetë “Shota”.
“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare “SHOTA”, mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, bëri të ditur kjo kompani.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
11 Qershor, 2024 19:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.