Sektori privati në Shqipëri nuk po e ndjek shtetin, jep paga 20 për qind më të ulëta

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:36

Sektori privati në Shqipëri nuk po e ndjek shtetin, jep paga 20 për qind më të ulëta

Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Mungesa e fuqisë punëtore i ka detyruar bizneset, por edhe sektorin publik të aplikojë rritje të pagave, si një mënyrë për të mbajtur vendet e punës.

Një nismë e qeverisë shqiptare për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro vitin që vjen kishte ndër të tjera synim të rriste konkurrencën në sektorin privat. Pavarësisht se pagat në sektorin privat janë rritur vitet e fundit, ato nuk kanë mundur të ndjekin ritmet e rritjes në sektorin publik.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare në sektorin privat dhe në atë publik u zgjerua më tej në tremujorin e parë të vitit, duke arritur ne -19.1% nga -16.7% që ishte në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 84,979 lekë në tremujorin e parë të vitit 2024. Niveli i saj ishte 11,774 lekë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose 16% më shumë.

Ndërsa paga mesatare në sektorin privat arriti në 68,686 lekë në tremujorin e parë, ose 7,743 lekë më shumë se janar-mars 2023 me rritje 12.7%.

Qeveria nisi të aplikojë një strategji për rritjen e pagave vitin e kaluar, ku përfituesit ishin kryesisht administrata publike dhe zyrtarët e lartë, ndërsa për sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, rritja do të aplikohet këtë vit.

Pagat në sektorët jetikë të administratës publike, arsim, shëndetësi dhe polici u indeksuan me inflacionin vitin e kaluar me vetëm 7%, teksa rritja e pagës mesatare në sektorin publik justifikohet me dyfishimin e pagave në nivelet e larta të administratës publike.

Sektori privat, nga ana tjetër, vuan nga nivele të larta të informalitetit, pasi ende shumë biznese nuk deklarojnë numrin real të punonjësve dhe pagat e tyre.

Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur, por pjesa më e madhe e tij është e përqendruar te punonjësit me paga të ulëta, teksa 20% e fenomenit dominohet nga ata që marrin paga të larta, – vëren një hulumtim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

OECD i ka përcaktuar pagat e ulëta deri në 50% të nivelit të pagës mesatare, pagat mesatare janë nga 50% e mesatares deri në 150% e mesatares; dhe pagat e larta me mbi 150% të pagës mesatares).

Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është i përqendruar 60% në pagat e ulëta, 20% në pagat mesatare dhe 20% në paga të larta.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.