Apeli i dha Berishës vulën e PD, Basha premton parti të re: Do bëjmë rekurs, shqiptarët do të kenë alternativën që presin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:44

Apeli i dha Berishës vulën e PD, Basha premton parti të re: Do bëjmë rekurs, shqiptarët do të kenë alternativën që presin

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e Apelit.

Në një prononcim për mediat, Lulzim Basha deklaroi se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vendimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia.

Shqiptarët do kenë alternativën tonë, me këtë alternativë do kenë më shumë. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë profesionale dhe Juridike. Vendimi është i padrejtë, do presim zbardhjen e vendimit dhe do bëjmë rekurs mos të triumfojë padrejtësia. Do kemi alternativë dhe do jemi në zgjedhje. PD e Shqipërisë do kthehet aty ku duhet të jetë.

Nuk mundet PD të jetë kundër luftës ndaj korrupsionit, kundër SPAK. Berisha nuk është zgjidha për të larguar Ramën, por në fakt është aseti i vetëm i Ramës. Të kërkojmë që PD të kthehet te demokratët.

Të mos lejojmë që në këtë vend që padrejtësia të bëhet normë. Rama na do në këtë debat vule dhe logo, por ne nuk jemi këtu për këtë, shqiptarët meritojnë më shumë. Alternativa jonë nuk merret me cic-micet ku Rama do ta fusë debatin. Nëse kjo na pamundësohet, ne në çdo rast do jemi në zgjedhje.

Nëse Berisha reflekton do ndryshojë. Rama e ka bërë këtë që të ketë përballë Berishën i cili në asnjë skenar nuk e mund dot Ramën. Duam t’i bashkojmë shqiptarët nën logon e PD.”

Top Channel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.