Pas protestës së dhunshme të opozitës në Tiranë, arrestohen pesë persona

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 21:44

Pas protestës së dhunshme të opozitës në Tiranë, arrestohen pesë persona

Policia shqiptare ndaloi pesë persona pas trazirave të shkaktuara nga protesta e sotme para bashkisë së Tiranës, e organizuar nga demokratët e Berishës dhe e mbështetur nga Partia e Lirisë së Ilir Metës

Opozita për të 12-tën herë mblodhi mbështetësit para bashkisë, me kërkesë për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe tashmë me kërkesë për lirimin e Sali Berishës.

Por në krahasim me të mëparshmet, sjellja e dhunshme e pjesëmarrësve të protestës nisi që në fillim, kur tentuan të hiqnin gardhin metalik dhe u përplasën me policinë.

Ata hodhën koktej molotovë ndaj ndërtesës, ndërsa në duar mbanin flamuj të PD-së, bomba gome dhe mjete tjera piroteknike, ndërsa ua vunë flakën edhe gomave të automobilave.

Zjarri i madh u shua, ndërsa policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe toptha uji.

Belind Këlliçi i Partisë Demokratike tha se “kushdo që preku fondet e taksave të qytetarëve të Tiranës, që grabiti qytetarët, do të përballet me drejtësinë dhe do të shkojë aty ku e meriton”.

“Demokratë, mos u mërzitni dhe mos u shqetësoni. Me betejën tuaj, me rezistencën tuaj ia dolëm të shkatërrojmë planin e Edi Ramës që donte ta linte vendin pa opozitë”, akuzoi Këlliçi.

Ai shtoi se “Bashkia e Tiranës është një çerdhe korrupsioni”, dhe i bëri thirrje policisë së Tiranës “të arrestojë hajdutët që janë në bashki dhe nuk guxojnë të prekin qytetarët”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.