I gjendet armë në çantë teksa donte të udhëtonte drejt Italisë, arrestohet në Rinas 23-vjeçari nga Peja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:44

I gjendet armë në çantë teksa donte të udhëtonte drejt Italisë, arrestohet në Rinas 23-vjeçari nga Peja

Policia në Rinas ka zbukuar një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Siç bëhet e ditur, gjatë operacionit të koduar “Skaneri”, u arrestua një 23-vjeçar, banues në Pejë.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e të riut, u gjet dhe u sekuestrua, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Intensifikimi i kontrolleve, parandaloi një tentative për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali. Finalizohet operacioni policor i koduar “Skanimi”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës (shtetas kosovar).

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë, shtetasi kosovar D. G., 23 vjeç, banues në Pejë.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.