U publikua tenderi i ri rreth stacionit të kompresorit në Qendrën klinike në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:13

U publikua tenderi i ri rreth stacionit të kompresorit në Qendrën klinike në Shkup

Të hënën përsëri është shpallur tender për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, informoi sot pasdite ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se nuk ka informacion nëse është regjistruar ndonjë kompani, por shprehu dëshirën që dikush të regjistrohet, sepse në tenderin e kaluar nuk ka pasur aplikues për të përfunduar punën, raporton MIA.

“Shpresoj se do të paraqitet, që të paktën nëse është e mundur ta zgjidhim këtë problem deri në fund të vitit”, është përgjigjur Taravari në pyetjen e gazetarëve, pas vizitës në Klinikën universitare për kirurgji digjestive me rastin e lëshimit të pajisjes së re mjekësore me vlerë një milion euro.

Në pyetjen në rast se nuk paraqitet asnjë kompani, ministri sqaroi se do të konsultohet me ekspertë.

“Asgjë, do të shohim, do të kërkojmë ekspertë të shohim se si mund t’i kërkojmë dikujt që ta mbarojë këtë punë sa më shpejt. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, u përgjigj Taravari.

Ai tha se sallat e operacionit të Qendrës Klinike janë duke funksionuar, sepse autoritetet kanë gjetur një “bekap”.

“Kemi gjetur “bekap” për të funksionuar, nëse kompania nuk fillon t’i instalojë, do të na duhen 10 ditë që sallat të mos funksionojnë fare, ndërsa të fiken të vjetrat dhe të vendosen kompresorët e rinj. Me të njëjtin rast pas 32 vitesh rinovojmë dhe vendosim kompresorë të rinj sipas të gjitha standardeve ashtu siç duhet. Shpresoj se do të fillojmë edhe me këtë. Disa gjëra po ndodhin paralelisht, nuk mund të përqendrohemi vetëm te kompresorët, të largohemi nga sallat dhe investimet e tjera në shëndetësi”, është decid Taravari.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.

Më 29 korrik, ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?