Gjatë fundjavës së kaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në shtet kanë hyrë dhe dalë mbi 102.000 udhëtarë, kumtuan sot nga MPB. Gjatë periudhës së verës është rritur frekuentimi i vendkalimit edhe ashtu më të frekuentuar në shtet.
“Më 17 gusht (e shtunë) hyrje/dalje realizuan 57.579 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 15-20.000, prëderisa më 18 gusht (e diel) hyrje/dalje kanë realizuar 44.721 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 14.000, pa u marrë parasysh automjetet motorizuese. Sot, nga mesnata deri në orën 09:00 hyrje realizuan 1.953, ndërsa dalje realizuan 1.947 udhëtarë apo gjithsej 3.900 udhëtarë”, informojnë nga MPB.
Gjatë ditëve të punës vendkalimin kufitar e kalojnë rreth 6.500 deri 7.000 automjete, përderisa për fundjavë numri rritet.
“Në funksion janë vendosur të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, me qëllim të mundësimit të qarkullimit më të shpejtë të udhëtarëve me ruajtjen e kontrolleve të përgjithshme të sigurisë”, shtojnë nga policia.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
19 Gusht, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.