Ronaldo “vendos” të shkarkojë trajnerin e Al-Nasr, kush është portugezi që pritet të marrë drejtimin e klubit arab

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:37

Ronaldo “vendos” të shkarkojë trajnerin e Al-Nasr, kush është portugezi që pritet të marrë drejtimin e klubit arab

Al-Nasr raportohet se po mendon të shkarkojë trajnerin Luis Castro pas humbjes 4-1 të Cristiano Ronaldos & Co. në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite ndaj Al-Hilal të shtunën (17 gusht).

39-vjeçari Cristiano Ronaldo hapi rezultatin kundër kampionëve në fuqi, por Al-Hilal arriti të përmbysë rezutatin duke shënuar 4 gola.

Dhe mësohet se ylli portugez & Co kanë vendosur të ndajnë rrugët me Luis Castro.

Klubi me bazë në Riad, sipas Marca, do të shkarkojë trajnerin. Jo vetëm që Al Nassr humbi nga Al-Hilal, por gjestet publike të Cristiano Ronaldos ku tregonte dukshëm zemërimin e tij janë bërë virale në të gjithë botën.

Sipas raportimeve, Ronaldo kishte miratuar emërimin e Luis Castro si trajner i klubit dhe bordi i drejtuar nga kryetari Ibrahim Al Muhidib, ka vendosur që trajneri portugez të lirohet nga detyra.

Vendimi nuk është zyrtarizuar, por bordi duket se është në unison për nevojën e një trajneri të ri për të udhëhequr skuadrën, edhe para fillimit të sezonit 2024-25 të Ligës Saudite Pro League.

Drejtori sportiv Fernando Hierro dhe hierarkia e klubit raportohet se po shikojnë ish-trajnerin e FC Porto, Sergio Conceicao, i cili është pa punë që kur u largua nga gjigantët portugez në fillim të këtij viti.

Liga Saudite Pro do të fillojë të enjten e ardhshme pasi Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo kërkojnë t’i rrëmbejnë kurorën Al Hilalit.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?