Pritje madhështore për Xherdan Shaqirin nga fansat e Basel – mijëra njerëz kishin dal ta takonin ‘shpëtimtarin’ e klubin 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:39

Pritje madhështore për Xherdan Shaqirin nga fansat e Basel – mijëra njerëz kishin dal ta takonin ‘shpëtimtarin’ e klubin 

Mediumi i njohur zviceran Blick, ka shkruar për rikthimin e Xherdan Shaqirit te Basel dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit. 

“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë. Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri (32). I madh”, shkruan fillimisht Blick.  

Se sa i madh është Xherdan Shaqiri, kjo ishte e dukshme të hënën në mbrëmje, kur ish-ylli i Zvicrës me 125 ndeshje – tre ditë pas zyrtarizimit të transferimit – u mirëprit nga mijëra tifozë të Baselit rreth stadiumit të klubit.  

Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB.  

“Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, ka deklaruar ai, por pas çdo fjale të Shaqiri tifozët vazhdonin me brohoritje.  

Ai falënderoi menaxhmentin dhe presidentin e FCB, David Degen, ndërsa shtoi se klubi do të kthehet aty ku e ka vendin.  

“Ju e dini se ku i përket FCB, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë titullin në këtë qytet.  

Shaqiri ishte i disponuar edhe për shaka, pasi deklaroi:  “Unë nuk jam më njëzet vjeç, por këmba e majtë është ende aty”. 

Nuk dihet ende nëse trajneri Fabio Celestini do ta fus në lojë të dielën e ardhshme kundër Yverdonit.  

“Nesër do të marr pjesë në seancën e parë stërvitore. Ndeshja e fundit ishte kundër Skocisë – ose ndeshja e shkurtër kundër Anglisë. Nuk jam ende në 100 për qind. Por ndihem mirë. Shpresoj që ta ndihmoj ekipin sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Shaqiri. 

Më pas, Shaq përshëndeti sërish fansat të paktën përkohësisht, ndërsa bëri disa foto me disa nga ta.  

Klubi ka planifikuar një seancë për autografe, ndërsa fanella e tij me numrin 10-të po del të jetë më e shitura në ditët e fundit. /Telegrafi/  

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?