Askush si Erling Haaland, 64 gola në 67 paraqitje në Premier Ligë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 13:03

Askush si Erling Haaland, 64 gola në 67 paraqitje në Premier Ligë

Shifrat e Erling Halandin që kur iu bashkua Mançester Sitit nga Borusia e Dortmund në verën e vitit 2022, ja vlen që të lexohen dhe analizohen me kujdes. Që prej transferimit të tij në “Etihad”, sulmuesi norvegjez ka shënuar 64 gola në 67 paraqitje në Premier Ligë.

Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë që nga debutimi i tij në Premier Ligë se sa 24-vjeçari. I dyti pas tij është Mohamed Sallah, me sulmuesin e Liverpullit, i cili ka shënuar më shumë gola gjatë së njëjtës periudhë: 38 në 71 ndeshje. Haland ka raportin më të mirë gol për minuta në historinë e Premier Ligës (llogaritur me minimumi 20 gola). Ai ka shënuar një gol çdo 85 minuta. Golashënuesi më i mirë i historisë së “Qytetarëve”, Serhio Aguero, ka rekordin e radhës më të mirë me një gol çdo 108 minuta.

Në sezonin e tij të parë te Siti, Haland shënoi 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, një rekord për një lojtar të Sitit. 36 golat e Halandit në kampionat, në sezonin e tij të parë, thyen rekordet e vjetra të Alan Shirerit dhe Andrju Kollit, të cilët shënuan nga 34 secili në tre sezonet e para të Premier Ligës, kur skuadrat luajtën 42 ndeshje.

Hallandit iu deshën vetëm 48 ndeshje për të shënuar 50 gola në Premier Ligë, 17 ndeshje më pak se rekordi i mëparshëm Kolit. Këtë sezon, Haland mund të fitojë “Këpucën e Artë” të tij të tretë radhazi në Premier Ligë. Tieri Henri ishte lojtari i fundit që e fitoi këtë trofe tri herë radhazi në vitin 2004.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 13:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?