“Dua vetëm Juventus”: Koopmeiners paraqet çertifikatën e tretë mjekësore, tërbohet Atalanta

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 13:08

“Dua vetëm Juventus”: Koopmeiners paraqet çertifikatën e tretë mjekësore, tërbohet Atalanta

Nuk ka asnjë fjalë mbështetëse nga klubi që e ndihmon: Teun Koopmeiners nuk ndryshon mendje dhe i përsërit Atalantës se dëshiron të shkojë te Juventus. Si Gasperini ashtu edhe Luca Percassi e kanë falur disi sjelljen e holandezit, i cili në orët e fundit i ka dërguar certifikatën e tretë mjekësore që e përjashton nga stërvitja. E megjithatë në fjalët e tyre dallohen akuza jo fort të mbuluara ndaj të tretëve, se “shpesh djemtë janë të nxitur dhe i sugjerohen gjëra të papërshtatshme”. Drejtuesit bergamaskë nuk ngurrojnë të përsërisin se “të gjithë lojtarët janë lojtarë të Atalantës dhe do të largohen sipas kushteve tona”.

Fjalia e fundit, megjithatë, shpjegon shumë: klubi zikaltër e di që sistemimi i situatës është shumë i vështirë dhe për këtë arsye mendon t’i japë dritën jeshile shitjes, edhe sepse Juventus tashmë ka shkuar afër 60 milionë euro (52 milionë plus 7 bonuse), një shifër që sipas mesfushorit dhe stafit të tij është e drejtë për të mbajtur një premtim që i është bërë djalit sezonin e kaluar, atë të shitjes në një klub të madh në kushtet e duhura.

Blerja e Samardzic është një hap tjetër në këtë kuptim. Serbi nuk është fotokopje e Koopmeiners në fushë, por ai ka disa karakteristika teknike që mund t’i afrohet. Kështu, Gasp, të paktën numerikisht, është i mbrojtur. Natyrisht, situata bashkëkohore e Lookman, e cila ka ndikim tek Nico Gonzalez (një tjetër përplasje mes bardhezinjve dhe zikaltërve), nuk ndihmon për të shpejtuar gjërat. Por sidoqoftë, rruga duket e vendosur: Thiago Motta po e pret Koopmeiners të paktën po aq sa holandezi pret të zbarkojë në Torino.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 13:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?