Në Gjermani ka hyrë në fuqi ligji për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e kanabisit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:17

Në Gjermani ka hyrë në fuqi ligji për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e kanabisit

Sa marijuanë mund të kenë në gjak shoferët gjermanë? Pas legalizimit të kanabisit në fillim të këtij viti, tashmë ka hyrë në fuqi ligji për kufijtë e substancave dehëse në trafik , pasi është nënshkruar nga presidenti Frank-Walter Steinmeier , raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Ligji vendosi një kufi prej 3.5 nanogramë për mililitër gjak për përbërësin aktiv dehës në kanabis, THC – i ngjashëm me kufirin prej 0.5 ppm për alkoolin. Për shoferët fillestarë dhe ata që pinë alkool dhe “fryjnë” në të njëjtën kohë, rregullat janë më të rrepta.

Kushdo që drejton me dashje ose pakujdesi me 3,5 nanogram THC ose më shumë, mund të presë një gjobë prej 500 € dhe një muaj ndalim drejtimi.

Shoferi që kapet nga policia në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e kanabisit, si rregull do të duhet të paguajë 1000 euro.

Personat me patentë shoferi provues dyvjeçar dhe ata më të rinj se 21 vjeç nuk mund të konsumojnë fare marijuanë apo alkool. Gjoba është 250 euro.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?