‘Pezullon’ garën presidenciale – Robert F Kennedy Jr pritet ta mbështesë Trumpin, familja e tij del në mbështetje të Kamala Harrisit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:26

‘Pezullon’ garën presidenciale – Robert F Kennedy Jr pritet ta mbështesë Trumpin, familja e tij del në mbështetje të Kamala Harrisit

Robert F Kennedy Jr ka thënë se po pezullon kandidimin e tij të pavarur për presidencën e SHBA-së dhe pritet t’i “japë mbështetjen” Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kennedy, 70 vjeç, është një demokrat për pjesën më të madhe të jetës së tij dhe pasardhës i dinastisë së fuqishme Kennedy.

Ai tha se parimet që e kishin çuar atë të largohej nga Partia Demokratike e kishin detyruar tani atë “t’i japë mbështetjen time presidentit Trump”.

Ai këmbënguli se nuk do të largohej dhe do ta mbante emrin e tij në fletën e votimit në shtetet ku nuk do të ndikojë në garë.

Kennedy tha se këmbëngulja e Trump se ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë duke negociuar me Rusinë “vetëm do të justifikonte mbështetjen time për fushatën e tij”.

Ai tha se do të hiqte emrin e tij nga 10 shtete ku prania e tij do të ishte një “prishje” e përpjekjes së Trump.

Para se të punonte për të zgjedhur Trumpin, Kennedy tha se ai kërkoi të kishte biseda të ngjashme me zonjën Harris.

Ndërkohë ka ardhur një reagim nga familjarët e tij.

Pesë nga vëllezërit e motrat e RFK Jr kanë ndarë një deklaratë duke denoncuar vendimin e vëllait të tyre për të mbështetur Trumpin.

“Ne duam një Amerikë të mbushur me shpresë dhe të lidhur së bashku nga një vizion i përbashkët për një të ardhme më të ndritshme, një të ardhme të përcaktuar nga liria individuale, premtimi ekonomik dhe krenaria kombëtare. Ne besojmë në Harris dhe Walz. Vendimi i vëllait tonë Bobby për të mbështetur Trump sot është një tradhti ndaj vlerave që babai ynë dhe familja jonë i kanë më të dashura. Është një fund i trishtuar i një historie të trishtuar”, kanë thënë në një deklaratë Kathleen Kennedy Townsend, Courtney Kennedy, Kerry Kennedy, Chris Kennedy dhe Rory Kennedy. /Telegrafi/

109
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
109
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?