E frikshme në Itali/ 48-vjeçari pranon se ka vrarë katër të moshuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:27

E frikshme në Itali/ 48-vjeçari pranon se ka vrarë katër të moshuar

Një 48-vjeçar italian akuzohet për vrasjen e katër të moshuarve, për të cilët kujdesej gjatë 10 viteve të fundit, raportojnë mediat italiane.

Mario Euticia, 48 vjeç, u paraqit në një stacion karabinierësh në Caserta, Italia jugore të enjten, duke marrë përgjegjësinë për vdekjen e katër personave për të cilët ai kujdesej.

“Dua që dikush të më arrestojë. Duke vazhduar punën, ndoshta do ta bëja përsëri”, tha ai, shkruan Corriere della Sera. “Doja t’i jepja fund vuajtjeve të tyre,” shtoi burri.

Siç shkruan Corriere, katër të moshuarit vuanin të gjithë nga kanceri dhe Mario Euticia i vrau duke rritur dozën e barnave që merrnin, përfshirë ato për dhimbjet.

Dy nga viktimat e tij janë identifikuar, një 95-vjeçar që vdiq marsin e kaluar dhe një 88-vjeçar i cili vdiq në dhjetor 2023, vdekja e të cilit nuk u konsiderua e dyshimtë duke pasur parasysh kushtet e tyre mjekësore.

Dy vdekjet e tjera, për të cilat ai akuzohet, kanë ndodhur në vitin 2014 në qytetin Latina, jo shumë larg Romës, por viktimat ende nuk janë identifikuar.

108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?