AUV: Ushqime të pasigurta shiten në Ohër, në rrugën e Plastikave dhe në Çarshi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:39

AUV: Ushqime të pasigurta shiten në Ohër, në rrugën e Plastikave dhe në Çarshi

Produkte të pasigurta në treg, mospërputhjet në aspektin e higjienës, mungesa e librezave të dezinfektuara për punonjësit, produkte të padeklaruara, mbajtja e ushqimit në temperaturë ambienti. Këto janë vetëm disa nga parregullsitë e regjistruara nga inspektorët e ushqimit gjatë javës së kaluar në operatorët e ushqimit, duke përfshirë kryeqytetin, tregun e Bit Pazarit, rrugën e famshme të Plastikave dhe Çarshinë e vjetër të Shkupit, si një nga destinacionet më të vizituara turistike në Shkup. Parregullsi janë regjistruar edhe në Ohër, transmeton Portalb.mk.

“Kontrolle janë kryer në 62 operatorë, bar-kafe, restorante, furra buke, pastiçeri, qebaptore, kasap dhe çajtore. Kontrolle të jashtëzakonshme në Shkup janë kryer javën e kaluar te operatorët që merren me tregtinë e produkteve dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin. Mbikëqyrjet janë kryer në rreth dhjetë operatorë dhe një magazinë për këtë kategori produktesh. Me kontrollet janë konstatuar operatorë me aktivitet të paregjistruar dhe është urdhëruar regjistrimi i tyre”, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Në kontrollet e jashtëzakonshme treditore, shërbimet inspektuese të AUV-së kanë nxjerrë 33 vendime për shkeljet e konstatuara dhe kanë shqiptuar 14 gjoba.

“Përveç kësaj, janë vendosur masa për ndalimin e kryerjes së aktiviteteve deri në plotësimin e kushteve, është urdhëruar regjistrimi i operatorëve ushqimorë të paregjistruar, si dhe janë asgjësuar 640 kilogramë ushqime me origjinë shtazore si të pasigurta”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, inspektorët kanë kryer 24335 kontrolle inspektuese në tregun e brendshëm. Janë vendosur gjithsej 2433 masa kontrolli. U asgjësuan 37.6 ton dhe 13.654 litra ushqime të pasigurta. AUV shtoi se aktualisht po zbatohen kontrolle të jashtëzakonshme në ambientet e hotelerisë në të gjithë vendin.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?