Shoqata e taksistëve: Transporti me taksi në Shkup në prag të kolapsit, për shkak të Arsovskës “vlon” me taksistë ilegal, kompanitë në prag të mbylljes

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:43

Shoqata e taksistëve: Transporti me taksi në Shkup në prag të kolapsit, për shkak të Arsovskës “vlon” me taksistë ilegal, kompanitë në prag të mbylljes

Transporti me taksi në Shkup është para kolapsit. Gjithnjë e më pak ka taksi, ndërsa në çdo hap ka taksistë pa leje, të cilët i paguajnë dy herë më shumë dhe drejtojnë makina të pasigurta, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

Duhet një orë për të thirrur një taksi përmes kompanive të regjistruara. Problemi është veçanërisht i madh gjatë natës, kur nuk ka mundësi për të gjetur makinë, ndaj qytetarët përdorin shërbimet e taksistëve ilagal që faturojnë sa t’iu kujtohet.

Nga Shoqata e autotaksive thonë se fajtor kryesor për gjendjen është Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Danela Arsovska sepse nuk ka kontroll dhe strategji.

“Qyteti i Shkupit është fajtori më i madh kolapsin e transportit taksi. Askush nuk e ka në kontroll dhe është normale që gjithnjë e më shumë kolegë të largohen nga kompanitë ku kanë tarifa dhe të shkojnë ilegalisht. Deri në 80 përqind e taksistëve janë ilegal. Për një vit nuk do të mbetet asnjë kompani taksie, qytetarët nuk do të kenë ku të kërkojnë taksi, do të ketë vetëm taksistë ilegal. Nuk është normale që kryetarja Danela Arsovska të mos ketë asnjë takim me ne gjatë mandatit të saj trevjeçar. Me kryetarët e mëparshëm kemi pasur takime në qytet një herë në muaj”, thotë Abdullah Rushiti, kryetar i Shoqatës së Autotaksive.

Dy vite më parë, me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, transporti me taksi në Shkup u shtrenjtua. Vendimi i atëhershëm parasheh që çmimi të vendoset në varësi të sasisë së karburantit. Çmimi aktual me të cilin lëvizin taksistët, 40 denarë për fillim dhe 25 denarë për çdo kilometër të kaluar, është tarifa e parë dhe vlen kur çmimi i karburantit është deri në 75 denarë për litër. Tarifa e dytë do të aplikohej kur çmimi i derivateve është nga 75,50 denarë në 119,50 denarë dhe atëherë fillimi do të ishte 50 denarë, dhe çdo kilometër i kaluar do të ishte 30 denarë. Tarifa e tretë më e shtrenjtë fillon nga 60 denarë, ndërsa për çdo kilometër do të tarifohet 35 denarë kur çmimi i karburantit është mbi 120 denarë.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?