Filipçe: Dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria aktuale është shumë i madh

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:36

Filipçe: Dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria aktuale është shumë i madh

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe në një takim me banorët në Mavrovë-Rostushë tha se dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është i madh dhe i pranishëm në të gjithë vendin.

“Nuk u mbajtën premtimet parazgjedhore, ndërsa Qeveria është bërë burim i skandaleve të përditshme për të cilat nuk ka përgjegjësi. Më së shumti reagime ka për ndërprerjen e politikave për rritje të vazhdueshme të pagave në të gjithë sektorët në kohën kur ka rritje të shpenzimeve për jetë. Qeveria e cila nuk rrit pagat nuk kujdeset për njerëzit”, tha Filipçe. Ai theksoi se LSDM-ja në kohën kur përballej me kriza të mëdha shëndetësore dhe ekonomike arrinte t’i rrisë pagat dhe të dëshmojë kujdes për punëtorët.

“Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij ndërprenë rritjen e pagave dhe kthyen konceptin e VMRO-DPMNE-së për t’u bërë vend i fuqisë së lirë punëtore. Kjo është e gabuar dhe rrezikon standardin e punëtorëve. Çfarëdo qoftë arsyetimi nuk mban. Detyrë e Mickoskit është të sigurojë para për paga më të larta”, tha Filipçe. /Alsat.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?