“Çrrënjosja e korrupsionit”, Qeveria: Mosbesimi i qytetarëve çon në formimin e një trupi të posaçëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:41

“Çrrënjosja e korrupsionit”, Qeveria: Mosbesimi i qytetarëve çon në formimin e një trupi të posaçëm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqarohet në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se do të formojë trup të veçantë dhe linjë në të cilën qytetarët do të mund ta paraqesin korrupsionin apo sjelljet devijuese nëpër institucione, me qëllim që, siç tha ai, të ndryshojë perceptimi i qytetarëve se jetojnë në një shtet kriminal. Nga Qeveria për Alsat theksojnë se arsyeja e formimit të këtij trupi është, mungesa e besimit në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurori dhe Polici.

“Ky ekip dhe linja e hapur janë vetëm edhe një vegël për luftë kundër ryshfetit dhe korrupsionit, lehtësues dhe afër qytetarëve. I numëroni, Antikorrupsionin, Prokurorinë, Policinë, por duke e ditur besueshmërinë dhe mosbesimin në sistem, vlerësojmë se një linjë dhe ekip i tillë janë në dobi madje edhe për vetë institucionet e numëruara, deri te cilat në mënyrë përkatëse do të dërgohen paraqitjet”, thonë nga Qeveria.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e këtij ekipi dhe çfarë kompetenca ligjore do të ketë. Në ndërkohë, ekspertët për Alsat, theksuan se një ekip i tillë është i panevojshëm në rrethana kur, veç tjerash në fuqi është Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve i cili përcakton procedurën e paraqitjes së sjelljeve të paligjshme nëpër institucione dhe mbron denoncuesit.

“E them me kompetencë, se ligji për denoncuesit e rregullon në mënyrë taksative këtë çështje dhe çdo institucion duhet të ketë person që do t’i pranojë denoncimet dhe paraqitësit e dukurive devijante kanë mundësi, po që se nuk ndjehen të sigurt në paraqitjen brenda përbrenda institucionit, ta bëjnë paraqitjen e jashtme te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, deklaroi Nuri Bajrami, ish anëtar i Antikorrupsionit.

Sipas ligjit, parashikohen tre nivele të paraqitjes. Gjegjësisht, paraqitja e brendshme, kur denoncohet rasti te vetë institucioni ose kompania që dyshohet se ka shkelje ligjore. Në këtë rast, ai që e pranon paraqitjen është i obliguar që të veprojë ndaj të njëjtës. Niveli i dytë është paraqitje e jashtme, gjegjësisht në Komisionin për Antikorrupsion, Polici, Prokurori dhe Avokatin e Popullit ose në ndonjë institucion tjetër kompetent. Dhe nivel i tretë është ai publik, kur ekziston kërcënim për sigurinë e denoncuesit ose dëme eventuale dhe shkatërrim të provave. Denoncuesit janë element shumë i rëndësishëm për shoqëritë demokratike, të cilët shpesh përballen me hakmarrje për shkak të zbulimit apo paraqitjes së dukurive negative nëpër institucione apo kompani. Të tillë, ishin denoncuesit Gjorgji Llazarveski dhe Xvonko Kostovski, dy profesionistë të punësuar në polici. Ata ndihmuan që të zbulohet përgjimi masiv i popullatës nga ana e Policisë Sekrete, gjatë kohës së pushtetit të Nikolla Gruevskit. Afera, dëshmoi se shteti ndër vite ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut dhe privatësinë e dhjetëra mijëra qytetarëve. Kjo, do të ishte një ndër arsyet më të mëdha pse pushteti i Gruevskit mori fund. /Alsat.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?