Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë, shumë shkolla mund të mbyllin dyert

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:47

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë, shumë shkolla mund të mbyllin dyert

Disa shkolla në Strugë janë në prag të mbylljes për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve, thotë mësuesi Zini Jusufi. Situata më kritike është në zonat më të thella rurale. Ai thotë se këtë situatë më së shumti do ta ndjejnë mësimdhënësit sidomos ata që japin mësim nga klasa e parë deri në të pestën.

Nga shtatori, 505 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në klasën e parë në shkollat fillore të Strugës. Tendencë rënieje ka në çdo pjesë. Për shembull, në fshatin Jabllanicë, në të tri shkollat rajonale ka vetëm tre nxënës të klasës së parë.

“Këtë vit në shkollën fillore qendrore “Nuri Mazari” në fshatin Dellogozhdë kemi vetëm 17 nxënës, gjendja është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 8. Në shkollën “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë kemi 12 nxënës. Në fshatin Livadhi, në shkollën “Aki Dika” janë vetëm 7 nxënës, në fshatin Xhepin nuk ka asnjë nxënës, në shkollën “Bajram Shabani” të fshatit Poum, këtë vit shkollor kemi të regjistruar vetëm nxënës”, tha Zini Jusufi- mësues në pension.

Situata është më e mirë në shkollën “Vëllezërit Milladinov”. Drejtoresha Albana Zhuta thotë se ka largime, por shkolla mbetet pothuajse me të njëjtin numër të nxënësve.

Numri i nxënësve në Strugë është ulur për më shumë se 60%. Për shembull, në fshatin Koroshishtë, numri i përgjithshëm i nxënësve ka qenë 615 ndërsa tani është vetëm 105. /Alsat.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?