Nikollovski i ashpër ndaj Bullgarisë: Sofja kërkon pikë politike në llogari të Maqedonisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:16

Nikollovski i ashpër ndaj Bullgarisë: Sofja kërkon pikë politike në llogari të Maqedonisë

Tensionet politike par përplasjeve deklarative mes Shkupit dhe Sofjes marrin përsëri vëmendjen. Zv.kryeministri Aleksandar Nikollovski, i pyetur për qëndrimin e fundit të Sofjes, tha se nuk do të komentojë qëndrime të një qeveria jolegjitime e cila kërkon pikë politike në llogari të Maqedonisë.

“Gjithmonë kur në Bullgari ka zgjedhje, tema e Maqedonisë keqpërdoret. Tani nuk jam i sigurt se kur i kanë zgjedhjet sepse janë aq jofunksional sa nuk mund të caktojnë as zgjedhje. Kjo është qeveria e shtatë ose e tetë teknike. As njerëz për në qeveri teknike nuk mund të gjejnë më. Kështu që le t’i zgjidhin njëherë punët brenda, le të zgjedhin qeveri politike dhe do të ulemi të bisedojmë me qeverinë politike. Nuk e kam ndërmend të merrem me njerëz që ndjekin pikët politike kurse janë të margjinalizuar politik për momentin sepse përfaqësojnë qeveri që nuk ka legjitimitet nga askush”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.

Një ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret formimin e qeverisë politike në Bullgari që të hapet mundësia e rinegociimit për çështjen e fillimit të negociatave të Shkupit me BE-në.

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme njoftoi dje se qeveria e Bullgarisë është një qeveri legjitime që ka të gjitha prerogativat për të menaxhuar vendin. Sipas MPJ-së bullgare, Sofja mbetet e hapur për dialog, pavarësisht nga kush drejtohet. Por, siç theksuan, ai dialog nuk përfshin rinegocim të zotimeve të ndërmarra tashmë nga Shkupi.

“Fatkeqësisht, deklarata e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë haptas vë në pikëpyetje perspektivën evropiane të vendit të tij. Autoritetet në Shkup duhet ta kenë të qartë se përpjekjet për të ngritur ide për rinegociim të detyrimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare mund të çojnë vetëm në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Kjo pikëpamje e jona nuk do të ndryshojë nëse do të jetë në krye një qeveri kujdestare apo e rregullt”, thonë nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Bullgaria do të ketë përsëri zgjedhje në dhjetor pas disa përpjekjeve të dështuara për formimin e qeverisë politike. /Alsat.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?