VLEN: Shqiptarët nuk do të bëhen viktima të skenarëve destruktivë të dikujt!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:25

VLEN: Shqiptarët nuk do të bëhen viktima të skenarëve destruktivë të dikujt!

Koalicioni VLEN qëndron fort dhe pa kompromis në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut. Përkundër sulmeve të organizuara dhe spekulimeve nga ana e Bashkimit Jodemokratik për Dezintegrim, ne vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e VLEN.

Vizita e zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, në Shqipëri, ku zhvilloi takime me liderët e lartë të shtetit shqiptar, konfirmoi lidhjet tona të forta dhe vëllazërore. Po ashtu, vizita e ministrit për Eurointegrime, Orhan Murtezani, në Austri, për të avancuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dëshmon përkushtimin tonë të palëkundur për të përshpejtuar agjendën e eurointegrimeve.

“Në të njëjtën kohë, BDI-ja, e cila është e mbushur me skandale korruptive, vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme me qëllim të vetëm: të përdorë shqiptarët si mburojë për të shpëtuar nga drejtësia. Por drejtësia do t’i arrijë!  Ndërkohë që megafonët e tyre kanë marrë përsipër të përhapin thashethemet se Ali Ahmeti gjoja është në linjën e CIA-s, në fakt ata jo vetëm po bëjnë një tjetër gabim por edhe fshehin të vërtetën e ashpër. Pas bojkotit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ofertat e pahijshme për VMRO-DPMNE-në për të hyrë në Qeveri pa dinjitet dhe kushte, skandalet korruptive të familjes së Ahmetit, BDI-ja pa reforma programore dhe kadrovike është ngrirë në kohë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë, atyre qartë u është thënë se çdo lojë sipas notave ruse dhe shkaktimi i tensioneve do të sanksionohet ashpër. Gjithçka tjetër janë vetëm përralla që synojnë ngjeshjen e radhëve të BDI-së dhe të ashtuquajturit Fronti Evropian. Është koha që të gjithë të kuptojnë se VLEN nuk do të lejojë që loja e errët e manipulimeve dhe skemave për tensione të bëjë shqiptarët viktima të një klike politike korruptive që 22 vjet është pasuruar mbi kurrizin e tyre. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për interesat e popullit tonë dhe me punë të përkushtuar do të sigurojmë përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e VLEN.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?