Inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës – Aliu: Nuk do të anashkalohet asnjë institucion i arsimit të lartë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:31

Inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës – Aliu: Nuk do të anashkalohet asnjë institucion i arsimit të lartë

Në Universitetin e Tetovës është duke u bërë inspektim i detajuar nga ana e Inspektoratit shtetëror i Arsimit. Ky dikaster konfirmon lajmin, por pa ndarë detaje, të cilat thonë se do të dalin pasi të ketë përfunduar kontrolli.

“Një inspektim i jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës është duke u zhvilluar, pas përfundimit të tij do të mund t’ju ofrojmë informacione. Njëkohësisht ju njoftojmë se Inspektorati Shtetëror Arsimor kryen inspektime të jashtëzakonshme dhe të rregullta edhe në Universitete të tjera në përputhje me programin vjetor ose pas raporteve të marra”, tha Inspektorati Shtetëror i Arsimit .

I pyetur nëse do të ndërmerret diçka në Universitetin e Tetovës, që shpesh është përballur me akuza për politizim dhe partizim, zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu në DailyClick u përgjigj me “sigurisht se po”, ndërsa shtoi se revidimit nuk do t’i shpëtojë asnjë institucion i arsimit të lartë.

“Do të duhet që të ndiqet procedura, nuk mundet në mënyrë të dhunshme por duke respektuar edhe autononmië e universiteteve. Pra Këshilli për evaluim do të duhet të futet për t’i evaluuar të gjitha programet studimore, ndërkaq Inspektorati do të duhet t’i shohë dhe t’i konstatojë ato shkelje ose zgjedhje, nepotizma e kështu me radhë. Për shkak se inspektorati nuk arrin ta vërejë partizimin apo politizimin, edhe pse ne si subjekte politike kur kemi qenë në opozitë i kemi përmendur dhe si rrjedhojë është kërkuar prej ministrisë për të dhënë një përgjigje konkrete për Universitetin e Tetovës dhe besoj se inspektorati o ka shkuar ose do të duhet ditët në vijim të shkojë për të bërë punën e inspektimit edhe në UT”, thotë zv/ministri i Arsimit, Lulzim Aliu.

Qeveria me nismë të Ministrisë së Arsimit ka krijuar një Këshill Nacional (trup koordinativ) për reforma në arsim, kryesisht për t’i shqyrtuar të gjitha institucionet e arsimit të lartë se si e kanë kryer punën, siç janë Inspektorati i Arsimit, Bordi për akreditim, Këshilli nacional për arsim të lartë, Agjencia për cilësi në arsimin e lartë. Pas kësaj, zëvendësministri Aliu paralajmëroi se do të ketë revidim të programeve studimore nëpër universitete të ndryshme, programe këto që edhe mund të mbyllen nëse konsiderohen si të tepërta, pa interes për studentët apo jofunksionale.

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?