Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 19:49

Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur

Kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në deklaratë për TV21 konfirmoi se sot është kërcënuar nga personi F.B., i cili më pas u plagos me thikë në Strimnicë të Zhelinës. Sejdiu thotë se nuk e njeh personin në fjalë, por që më pas ka mësuar se i njëjti ka qenë i burgosur dhe se, siç thotë ai, “ka probleme psikologjike”.

“Unë nuk e kam ditur që ai person ka qenë në Bardocë dhe paska qenë i burgosur, tre vite në burg, e kështu me radhë. Isha në xhami, ishte e xhuma sot, mu afrua, tha kam pyetje të parashtroj prej jasht, thash ok. Dolëm jashtë, dhe ai në formë kërcënuese mu afrua dhe më tha kur do të më punësoni, me një ton shumë kërcënues, duke mu afruar shumë afër, dhe e pashë nga afër se personi, nga fizionomia, që personi nuk është person normal dhe është person me probleme psikologjike. Ndërhyri një person tjetër që ta ndajë, ai personi e kuptova më vonë se quhet Orhan, ta ndajë nga unë që eventualisht mos të më sulmojë fizikisht, pastaj aty u bë situatë tollovi, ku ndërhynë persona të tjerë, unë u largova dhe pastaj më vonë kuptova se ai person ka pësuar një sulm, apo është plagosur rënë, që më vie shumë keq, pse ka ndodhur ashtu. Por qytetarët më njoftuan se bisedohet për një person me probleme të rënda psikologjike, që ka qenë në Bardocë dhe ka qenë i dënuar dhe policia e ka të njohur si emër”, deklaroi për TV21 kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?