LSDM: Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Toshkovskit për ikjen e Grubit
Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë së Mickoskit dhe Pançe Toshkovskit për ikjen e Grubit, akuzon LSDM.
“Kufiri i Kosovës është poroz, i hapur për të ikur kriminelët dhe terroristët. Toshkovski nuk e ka idenë se ku është Grubi dhe pas gjithë skandaleve duhet të japë dorëheqjen.
Qeverisë së Mickoskit vërtet nuk po i ecën mirë, nuk realizohet ajo që ka premtuar para zgjedhjeve, çdo ditë ka skandale, institucionet nuk punojnë, qytetarët varfërohen, çmimet po rriten, vendi është i ngecur dhe po shkon prapa.
Qytetarët e shikojnë këtë çdo ditë dhe Mickoski dhe kompania nuk mund t’i ndihmojnë me sondazhe të porositura”, thuhet në kumtesën e LSDM.