“Beteja” VLEN-BDI për regjistrimin e popullsisë

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 10:41

“Beteja” VLEN-BDI për regjistrimin e popullsisë

BDI non grata vodhi edhe në regjistrimin e popullsisë, miliona euro në xhepat e tyre, akuzuan nga VLEN. Përgjigje e menjëhershme nga ana e BDI-së.

Kumtesa VLEN:

Kur flasim për korrupsionin mendojmë për BDI-në non grata. Korrupsioni nuk është sëmundje por dukuri famëkeqe që vjen prezent në një shoqëri si pasojë e njerëzve të pa ngopur, keqpërdorues, e shkatërrues. 

Qeveria e kaluar, veçanërisht partia e listave të zeza BDI, ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Edhe në këtë proces kompleks, BDI nuk ka lënë pa bërë keqpërdorime dhe ka tentuar që përmes këtij procesi të pasurohen zyrtarët e tyre. Ata mendjen e kishin te xhepi i tyre dhe jo te një proces i drejtë dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët ku do ua mundësonin të gjithëve të regjistrohen. Kujtojmë që në këtë periudhë drejtor i Entit Shtetëror për Statistika ishte Apostol Simovski, ndërsa zëvendës drejtor ishte Ilmi Selami nga rradhët e BDI-së, por që në këtë rast, në procesin e regjistrimit kishin nënshkrim të lidhur. 

Për procesin e regjistrimit kanë qenë të parapara mjete buxhetore në vlerë prej 7.9 milion eurove, nga të cilat 49% e shpenzimeve ishin të dedikuara për pajisje teknike, gjegjësisht për blerjen e laptopëve.

Në pres konferencën e djeshme shpalosëm detaje shokuese se si BDI ka zbatuar procesin e regjistrimit, por nga partia non grata vazhdojnë të heshtin. 

Kjo mënyre e zbatimit të procedurës së furnizimit publik, me lidhjen e anekseve të kontratës bazë me të cilat ndryshohen kushtet dhe afatet për realizimin e kontratës dhe koha e pagesës e parashikuar në dokumentacionin e tenderit, pa pranim profesional dhe të duhur të laptopëve, nuk siguron transparencë të plotë të procedurës dhe nuk mundëson konkurrencë të drejtë të të gjithë operatorëve. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Ashtu siç ka vërtetuar edhe Revizioni Shtetëror, në këtë rast kemi shkelje të procedurave për tenderim publik. 

Ne pyesim se si guxuan të bëjnë pranim/dorëzimin e 5.650 laptopave drejtoret përkatës duke e ditur se nuk e kanë ekspertizën e duhur.

Koalicioni VLEN para opinionit do t’i demaskojë dhe do ua nxjerrë fytyrën e vërtet. Ndërsa BDI bashkë me hyzmeqarët e tyre do të mbeten vetëm një histori e keqe për shqiptarët. Partia non grata BDI përveç në konkurrencën e krimit në asgjë tjetër nuk mund të konkurroj për vend të parë. 

Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe  kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht, andaj i bëjmë thirrje edhe Prokurorisë që t’i hetoj këto keqpërdorime gjatë procesit të regjistrimit e që janë të shënuara edhe në raportin e Entit Shtetëror për Revizion. 

Gënjeshtrat, manipulimet dhe pazaret e fshehta duhet të dalin në dritë.  Koha për llogaridhënie ka ardhur!

Kumtesa BDI: Asnjë deklaratë e shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përkthyer keq në gjuhën shqipe nuk mund të mbulojë tradhtinë historike të vLEN për përjashtimin e diasporës nga rezultatet e regjistrimit. 

 Asnjë deklaratë manipulative, e hartuar nga VMRO-DPMNE dhe e përsëritur me servilizëm nga vasalët e tyre në “vLEN”, nuk mund të fshehë faktin se kjo parti ka tradhtuar diasporën shqiptare dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e regjistrimit. 

 Dhjetra mijëra shqiptarë në diasporë u organizuan gjatë regjistrimit dhe bënë përpjekjet maksimale për t’u vetë-regjistruar, për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të qenë pjesë e rezultateve të regjistrimit. 

Por, pikërisht sepse Mickoski e bojkotoi regjistrimin dhe doli  i pakënaqur me rezulatetet e diasporës, tani ai u jep urdhra vasalëve të tij në “Vlen” për të fshirë përpjekjet e diasporës tonë nga llogaritjet për shpërndarjen e fondeve publike, numrin e këshilltarëve nëpër komuna dhe përfaqësimin etnik. 

 Nga 29.5% në 24.5% – kjo është tradhtia e “Vlen” dhe roli i tyre si vegël e VMRO-DPMNE-së! 

 Kjo diasporë, e cila me aq dashuri dhe mund dha gjithçka për të qenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk do ta harrojë kurrë këtë tradhti kombëtare.

Shkurt e shqip; vLENI – S’vLen

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 10:41
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“